Categories Lajme

Arrestimet e bujshme për tërmetin, lirohen Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, si përgjegjës të dëmeve të shkaktuara. Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për disa ish-zyrtarë të lartë, mes tyre edhe ish-kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, duke i liruar nga qelia dhe duke i lënë në “detyrim paraqitje”. “Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim Faik Fejzo, Besnik Fuçia, Fatbardh Plaku, Hodo Gjoni, Naim Shehi, Gëzim Shkalla, Fejzi Dyrmishi, Shefqet Doda, Mehmet Felahi, Agim Eski, Pëllumb Korfuzi, Ndoc Pepkolaj, Gerti Çalliku, Ali Dyrmishi, Luan Beta, nëse nuk mbahen për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës së apelit.

Ja masat e reja të sigurisë:

1. Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje
3. Faik Fejzo, detyrim paraqitje
4. Hodo Gjoni, detyrim paraqitje
5. Naim Shehi, arrest në shtëpi
6. Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi
7. Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi
8. Shefqet Doda, detyrim paraqitje
9. Mehmet Felahi, detyrim paraqitje
10. Agim Eski, detyrim paraqitje
11. Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje
12. Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje
13. Gerti Çalliku, detyrim paraqitje
14. Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje
15. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME