Një avion i kompanisë “Pegasus Airlines” ka dalë nga pista në aeroportin e Stambollit duke u përplasur teksa zbriste. Nga të dhënat paraprake raportohet për 22 të plagosur, ndërsa në bord ishin 177 pasagjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gokçe” të Stambollit dhe avioni po kthehej nga Izmiri. Autoritetet janë duke nxjerrë tashmë pasagjerët e ngecur në avionin e shkatërruar tërësisht. Për fat të mirë, deri më tani nuk flitet për viktima, megjithatë duhet të përfundojë operacioni i shpëtimit për të arritur në një konkluzion të plotë.
Categories
Lajme
Avioni me 177 pasagjerë del nga pista në Turqi, pamje dramatike nga Stambolli
