Categories Lajme

Arrestohen 9 persona në Tiranë, mes tyre një grua

9 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S. G., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale
një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

G. J., 29 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim E. M., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. V., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 21 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. H., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. H., pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, ndërsa shtetasi L. S., e ka ndihmuar atë të largohet.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. L., 29 vjeç, A. M., 45 vjeç, K. P., 31 vjeç, dhe K. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur;

E. H., 27 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin K. Z., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E parkoi para kazanëve, banorët ‘hakmerren’, i mbushin makinën me mbeturina

Një ngjarje sa e pazakonte aq edhe shqetësuese është pamja që na shfaqet nga një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arrestua në Brazil, Ervin Mata prej 2 vitesh nën ‘lupën’ e autoriteteve shqiptare! I monitoruan lëvizjet në Amerikën Latine

Prej më shumë se dy vitesh, autoritetet shqiptare kishin vënë nën monitorim lëvizjet e Ervin…

LEXO ME SHUME