Categories Lajme

Arrestohen dy efektivë policie, dalin detajet e para. Ja çfarë dyshime të tjera ngrihen

SHÇBA në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestoi 48 orët e fundit në Mallakastër dhe Kukës, 2 punonjës policie, po ashtu edhe 6 persona të tjerë të dyshuar për “Sh përdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve n a rkotike”

Drejtoria e Hetimit të SHÇBA-së, në funksion të nje procedimi penal disa mujor, hetuar me metoda proaktive, organizoi dhe finalizoi operacionin “Kopshti i Skacajve”, ku u a sgjësuan disa bimë n arkotike, ndërsa kreu dhe arrestimin e
Inspektor R.C. 58 vjeç, punonjës policie me detyrë ndihmës specialist i Policimit në Komunitet në Kukësit. H.Y., 64 vjeç, kryeplak i fshatit Piskë në Kukës. B.M., 58 vjeç, banor i fshatit Piskë, Njësia Administrative Shënmri, Kukës.

Nga hetimet, rezulton se punonjësi i Policisë dhe kryeplaku i fshatit Piskë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra, kanë lejuar dhe garantuar autorët e dyshuar të kryejnë këtë veprimtari të kundraligjshme. Edhe pse dyshohet se kishin dijeni mbi kultivimin e n arkotikëve, ata nuk kishin informuar autoritetet. Hetimet vijojne në lidhje me implikime të tjera të mundshme.

Ndërkohë, dje në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat dhe Komisariatin e Policisë Mallakastër, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit “Gjerbës”, SHÇBA ekzekutoi vendimin e masës së sigurisë “A rrest me b urg” për punonjësin e policisë, L. XH., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME