Categories Lajme

Arrestohen pronarët e dy lokaleve në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Shërbimet e Policisë Durrës vijojnë kontrollet gjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje. Pushtuan tokën në zonë bregdetare duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, arrestohen në flagrancë 2 pronarët e objekteve përkatëse.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që po kryenin punimet, për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e stacionit të Policisë Manëz, gjatë kontrollit të territorit në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit, kanë konstatuar ndërtimin e 2 objekteve pa leje.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit: R. M., 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi në bregdet u konstatua duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente;

M. B., 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit B. D. dhe E. D. (punëtorë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME