Categories Lajme

Arrestohen tre persona në Vlorë dhe Sarandë, DETAJE…

Policia ka arrestuar tre persona në Vlorë e Sarandë. Një 21 vjeçar u arrestua në qytetin e Vlorës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën 2 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, gati për shitje. Ndërsa në qytetin e Sarandës, polica ka arrestuar dy persona 41 dhe 46 vjeç, pasi u kapën duke përgatitur doza me lëndë narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit të tyre policia gjeti dhe sekuestroi 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, gati për shitje. Të arrestuarit janë shoqëruar drejt komisaroatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastet.

Njoftimi:

Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në Vlorë dhe Sarandë, ndërsa në pranga ranë tre persona. pas hekurave ranë shtetasi E. M., 41 vjeç, dhe shtetasi me inicialet V. Ll., 46 vjeç. Po ashtu u arrestua shtetasi me inicialet J. Gj., 21 vjeç. Vihen në pranga 3 shtetas që shisnin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kanë evidentuar dhe goditur dy raste të njëpasnjëshme, si rezultat i të cilave u arrestuan 3 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Në lagjen nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. M., 41 vjeç, në banesën e shtetasit V. Ll., 46 vjeç, duke përgatitur doza me lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, gati për shitje. Në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. Gj., 21 vjeç, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, gati për shitje. Në vijim të veprimeve procedurale, në të dyja rastet u bë arrestimi në flagrancë i të tre shtetasve të sipërpërmendur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME