Categories Lajme

Arrestohen tre persona, tentuan të korruptojnë policët rrugorë

Policia arrestoi tre persona që kanë tentuar të korruptojnë policin rrugor për të mos u vendosur gjobë për përdorim të telefonit në timon.

Një 24-vjeçar u ndalua nga policia rrugore pranë Saukut ku tentoi t’i jepte 1 mijë e 500 lek policit për të mos u gjobitur për përdorimin e celularit. Po ashtu një 37-vjeçar në bulevardin “Zhan D’ark” tentoi të korruptojë policin rrugor duke i ofruar 1000 lekë. Rasti i tretë ishte një 40-vjeçar i cili i ofroi punonjësit të policisë 5 qind lekë. Të 3 personat u arrestuan për veprën penale te “Korrupsionit aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit është një ndër shkeljet që cilësohet shumë e rrezikshme dhe burim aksidenti. Për këtë arsye Policia Rrugore e Tiranës prej tri ditësh ka nisur një operacion blic në kryeqytet për të ndëshkuar këtë shkelje. Falë ndryshimeve të Kodit Rrugor përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ndëshkohet me gjobë nga 5 deri në 15 mijë lekë.

Në rast se shkelja përsëritet tri herë brenda vitit drejtuesi i mjetit humbet dhe lejen e drejtimit. Për shkak të ndëshkimit të rëndë për këtë shkelje është vënë re që drejtues të ndryshëm mjetesh tentojnë të korruptojnë policin për t’i shpëtuar gjobës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME