Categories Lajme

Rezultoi pozitiv me Covid, 60 vjeçari në Berat humb ndjenjat dhe bie në kanal gjatë rrugës për në shtëpi

Një ngjarje e rëndë aksidentale është regjistruar pasditen e sotme në Berat.Një 60-vjeçar nga fshati Veterrik në rrethin e Beratit,ka rënë në një kanal rreth 10 metër të thellë,gjatë rrugës së kthimit për në fshat.Arben Qorri mësohet se kishte shkuar në Spitalin Rajonal Berat për të kryer disa ekzaminime dhe kishte rezultuar “pozitiv” me Covid-19.

Pas mjekimeve të marra,ai ishte duke u kthyer në këmbë drejt fshatit Veterrik,por në dalje të qytetit ai ka rënë në kanalin që ndodhet përgjatë brigjeve të lumit Osum,në afërsi të Urës së Re.Mendohet se ka qënë një ulje e madhe e tensionit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ajo që ka sjellë edhe rënien e tij në kanalin që fatmirësisht nuk ishte me ujë për ta përcjellë në lumin Osum.

Kanë qënë kalimatrët e rastit ata që e kanë parë 60-vjeçarin në kanal pa ndjenja dhe kanë njoftuar Repartin Zjarrëfikës dhe policinë.Arben Qorri është nxjerrë nga kanali nga efektivët zjarrëfikës dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe aktualisht ai ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve në Repartin e Urgjencës.

Burimet spitalore bëjnë me dije se 60-vjeçari ka pësuar fraktuara të shumta në duar,këmbë e trup për shkak të rrëzimit por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Pas ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve që do kryhen,mjekët kanë deklaruar se do ta transportojnë në Repartin Covid,kur edhe do të kurohet në vazhdimësi,për shkak se analizat e tij kanë konfirmuar se është “pozitiv”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME