Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge në Durrës

Është arrestuar një 20-vjeçar në Durrës. Orito Mema banues në Durrës,akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Operacioni vijon për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË: DVP Durrës

Shkon në 16 numri i shtetasve të ndaluar në kuadër të operacionit “Summer”, i zhvilluar 1 javë më parë. Kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Më herët, gjatë operacionit u vunë në pranga 15 shtetas dhe u sekuestruan 5 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, qindra doza të lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, 7 automjete, 20 celularë, peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar veprimtaritë kriminale.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen në vijim të operacionit “Summer”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët nuk u gjetën në banesat e tyre gjatë operacionit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve, bazuar në inteligjencën policore, kanë lokalizuar dhe arrestuar njërin prej shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, konkretisht:

O. M., 20 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni vijon për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME