Categories Lajme

Arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim prej 7 muajsh është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se transportonte 9 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se i riu me iniciale R. S., i është larguar policisë duke përfituar nga errësira në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, dhe ka braktisur automjetin që drejtonte së bashku me emigrantët.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Midnight”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili më datë 29.11.2022, sapo konstatoi shërbimet e Policisë, braktisi automjetin me të cilin po transportonte 9 emigrantë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Midnight”, të zhvilluar më datë 29.11.2022, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, shtetasin e shpallur në kërkim:

– R. S., 25 vjeç, banues në Sarandë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku shtetasi R. S. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, me një automjet tip “Volvo”, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. 25-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas, duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet pasi ka braktisur automjetin që drejtonte, me emigrantët në brendësi të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME