Categories Lajme

Arrestohet bashkëpunëtori i Fredi Rrushit

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një person të dytë për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit u gjet paraditen e djeshme në zonën e Malit me Gropa. Personi i arrestuar është Pajtim Rrushi, vëllai i të dyshuarit kryesor për vrasjen Fredi Rrushi, i cili po ashtu është vënë në pranga, disa ditës pas zhdukjes së biznesmenit. Vëllezërit Rrushi dyshohen po ashtu si kultivues të lëndëve narkotike. Njoftimi i Policisë;  Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Molla”, është vënë në pranga vëllai i autorit të dyshuar të krimit. 42-vjeçari i dyshuar si bashkëpuntor në krim. Në vijim të punës intensive hetimore dhe profesionale me qëllim dokumentimin e autorsisë së rrëmbimit, vrasjes dhe më pas zhdukjes së kufomës së shtetasit Ruzhdi Hoxha, prej disa ditësh ka vijuar operacioni policor i kodur “Qafë Molla”.

Në operacion u përfshinë Strukturat Hetimore të DVP Tiranë dhe të Komisariati i Policisë Nr.4, Fnsh dhe Institutit të qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke kryer kërkime masive në të gjithë zonën e Dajtit. Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbulur me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.Në kuadër të veprimeve hetimore të kryer nga Sektori i Krimeve të Rënda kundër Jetës, është bërë e mundur zbardhja e autorsisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Shtetasi Fredi Rrushi është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga shtetasit A. D dhe G. K. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Pajtim Rrushi 42 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. Si dhe u bë vendimi i ndalimit në ambientet e burgimit i shtetasit Fredi Rrushi për veprat penale “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”. Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME