Categories Lajme

Sa tritol i’u vendos makinës luksoze të noteres Rezarta Koçi? Dalin detajet…

Kanë dalë detaje të reja mbi tritolin që u vendos në makinën luksoze të noteres Rezarta Koçi. Sipas grupit hetimor në automjetin tip Range Rover të noteres nuk është vënë më shumë se 100 gram tritol.

Nisur nga shpërthimi, hetuesit vlerësojnë se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël, e për pasojë dyshohet se ka qenë një formë paralajmërimi për noteren. Koçi, është marrë në pyetje nga policia ditën e djeshme, ku përpara hetuesve ka treguar edhe përsonat me të cilët ka pasur probleme.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se nisur nga probletmet e noteres që ka pasur vitet e fundit i ka përqëndruar hetimet tek konfliktet që Koçi, ka pasur për çështje parash nga persona të ndryshëm. Zyrtarisht për mashtrim dhe përvetësim parash noterja është denoncuar në polici dhe prokurori në katër raste, ku në një rast është kallëzuar në vitin 2019.

Ndërsa 3 kallëzimet e tjera i ka në vitin 2021. Por sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se ka edhe persona te tjerë që kanë pasur konflikte për çështje parash me noteren Koçi, por që nuk i janë drejtuar autoriteteve për ta kallëzuar. Noteres Rezarta Koçi, në maj të këtij viti, iu hoq licensa përfundimisht nga Ministria E Drejtësisë, pasi një qytetar u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME