Categories Lajme

Arrestohet ish-kryeministrja skoceze, dyshohet për skandal financiar

Ish-kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon u arrestua në shtëpinë e saj të dielën në lidhje me një hetim në vazhdim nga Autoriteti mbi financat e partisë së saj, Partisë Kombëtare Skoceze (SNP).

Hetimi i Policisë së Skocisë lidhet me vendndodhjen e 600,000 £ të arkës së SNP-së, të cilat erdhën nga donacionet e fushatës së pavarësisë skoceze.

Politikanja 52-vjeçare konsiderohet e dyshuar, ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga policia. “Sot, e diel 11 qershor, një grua 52-vjeçare u arrestua me dyshimin se ishte në lidhje me hetimin në vazhdim për financimin dhe financat e Partisë Kombëtare Skoceze”, tha policia.

Arrestimi i Sturgeon pason arrestimin e bashkëshortit të saj Peter Merrell në prill. Merrell dhe deputeti skocez Colin Beattie, i cili ishte arkëtar i SNP në atë kohë, janë liruar pa akuza në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Policia kontrolloi shtëpinë e Sturgeon dhe burrit të saj, kopshtin e tyre, dhe gjithashtu kontrolloi selinë e SNP me një urdhër, duke marrë kuti dokumentesh dhe kompjuterë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME