Categories Lajme

Shëngjin, arrestohen një vajzë e një djalë. Procedohen 3 të tjerë

Ka përfunduar ditën e sotme operacioni “Shëtitorja” në Shëngjin, ku 5 të rinj shpërndanin lëndë narkotike në qytet. Dy prej tyre janë arrestuar, një vajzë dhe një djalë, sakaq tre të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lirë

Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin e në banesën 2 të arrestuarve, si dhe fizikisht ndaj 5 personave, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë: 

Shëngjin, Lezhë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Shëtitorja”.

Operacioni, rezultat i intensifikimit të kontrolleve në qytetin bregdetar të Shëngjinit, për të garantuar rend dhe siguri gjatë sezonit turistik.

Goditen raste të shpërndarjes së dozave të drogave të forta dhe të kanabisit. Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, të cilët merreshin me këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Struktura për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me atë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, si rezultat i shtimit të shërbimeve në Shëngjin, për të intensifikuar kontrollet kundër paligjshmërive, gjatë të gjithë sezonit veror, si dhe në zbatim të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për vigjilencë të shtuar gjatë gjithë kësaj periudhe, kanë organizuar dhe finalizuar, mbështetur edhe në inteligjencën informative, operacionin policor të koduar “Shëtitorja”.

Si rezultat i këtij operacioni u konstatuan dhe u goditën raste të shpërndarjes në doza, të kokainës dhe kanabisit, në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Për këto raste u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit S. T., 22 vjeç dhe K. B., 23 vjeçe, të dy banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 36 vjeç, banues në Lezhë, M. M., 22 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe F. G., 25 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin e në banesën 2 të arrestuarve, si dhe fizikisht ndaj 5 shtetasve, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME