Categories Lajme

Arrestohet “milioneri” nga Dubai në Rinas

Një 33-vjeçar  banues në Dubai, është arrestuar nga policia kufitare e Rinasit, për shkak se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. I arrestuari raportohet se është M. T., 33 vjeç. Ai do të ekstradohet drejt Pakistanit, shtet ky që kishte lëshuar ndaj tij edhe urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”.

Njoftimi i policisë: Rinas – Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, është arrestuar shtetasi:

T., 33 vjeç, banues në Dubai. Ky shtetas është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi gjatë përpunimit të detajuar të të dhënave nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tirana, ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pakistan, për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME