Categories Lajme

ILD nis hetim disiplinor për 3 anëtarë të KLP-së (EMRAT)

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor për 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Bëhet fjalë për nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla dhe anëtarët Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj. Procedimi disiplinor ka nisur në bazë të një informacioni të dorëzuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, ku tre anëtarët akuzohen për konflikt interesi.

Njoftimi i plotë i KLP: Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 20.10.2021, mbledhjen plenare të radhës. Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni Disiplinor dhe me propozimin për caktimin e datës së seancës dëgjimore në lidhje me procedimin disiplinor ndaj magjistratëve {…} dhe {…}, Këshilli vendosi caktimin e datës 03.11.2021 ora 11.00, për zhvillimin e seancës dëgjimore, në lidhje me procedimin disiplinor nr.1289/2, datë 07.10.2021, filluar me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndaj magjistratit {…}. Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e datës 13.12.2021 ora 11.00, për zhvillimin e seancës dëgjimore në lidhje me procedimin disiplinor  nr.1292/4, datë 12.10.2021, filluar me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndaj magjistratit {…}

Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurores të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, znj. Irena Çunoti, për një periudhë tremujore, nga data 20.10.2021 – 19.01.2022.

Në përfundim të seancës plenare, në pjesën kushtuar pyetjeve dhe diskutimeve jashtë rendit të ditës, anëtarët z. Alfred Balla, znj. Nurihan Seiti dhe z.Tartar Bazaj, informuan Këshillin për nisjen e hetimit disiplinor ndaj tyre, nga ana e Inspektorit të  Lartë të Drejtësisë (ILD). Ata i kërkuan Kryetarit, z. Gent Ibrahimi, t’i drejtohet Kuvendit me një shkresë, ku të vihet në dukje vështirësia që paraqet kuadri ligjor në fushën e përgjegjësisë disiplinore të anëtarëve të Këshillave, të cilët, nga njëra anë gjykojnë dhe vendosin mbi propozimet e ILD-së, për masat disiplinore ndaj magjistratëve, ndërsa, nga ana tjetër, mund të jenë vetë, subjekte të procedimit disiplinor nga ana e ILD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME