Categories Lajme

Arrestohet në Laprakë 30-vjeçari finlandez

Policia e Tiranës njofton se në Laprakë është arrestuar një 30 vjeçar, i cili kërkohet nga autoritetet në Finlandën Perëndimore për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me kanosje për dhënie pasurie” (në tentativë) dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi u bë i mundur falë informacionit të siguruar nga Seksioni i Kërkimit në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe shkëmbimit të të dhënave me Interpol Tiranë.

L. E. është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Finlandës, ku do të përballet me drejtësinë për veprat penale të kryera. Interpol Tirana dhe autoritetet finlandeze vijojnë procedurat për finalizimin e ekstradimit.

Njoftimi: 

Tiranë/ Vijon operacioni policor “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Laprakë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Finlandë, një shtetas i akuzuar për vepra penale kundër jetës dhe pronës.

Falë informacionit të siguruar nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda dhe DVP Vlorë, dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë, u bë i mundur arrestimi në Laprakë, me qëllim ekstradimi në Finlandë, i shtetasit finlandez:

L. E., 30 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” (mbetur në tentativë) dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, të parashikuara nga legjislacioni penal finlandez.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit L. E.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME