Categories Lajme

EMRI\ Automjeti u qëllua në ecje pas konfliktit për parakalimin në doganën e Hanit të Hotit, policia: 42-vjeçari ka dëmtime në kokë dhe trup

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit, ndërsa drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut.

Pas plumbave në makinë drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty por më pas disa persona e kanë goditur pasi ka dalë.

Konflikti ka nisur që nga dogana në Hanin e Hotit teksa dy automjete kanë parakaluar njëra tjetrën disa herë gjatë rrugës.
Në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe automjeti tip Benz është aksidentuar pranë një bordure tek një karburant.

Drejtuesi i aksidentuar, shtetasi Edison Tirana ka dalë nga automjeti dhe ka vrapuar në disa ara aty afër, por personat në makinën tjetër e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me sende të forta.

42 vjeçari Edison Tirana është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij.

Sipas burimeve policia ka identifikuar autorët të cilët janë ndaluar dhe po merren në pyetje nga policia. Autorët e dyshuar janë nga fshati Pjetroshan në Malësinë e Madhe.

Sipas burimeve policia ka identifikuar edhe automjetin tjetër si dhe autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri.

“Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bërdicë.

42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”- njoftoi policia.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME