Categories Lajme

Arrestohet njëri prej dhunuesve të efektivit të policisë në Tiranë, shpallen në kërkim 4 të tjerë (VIDEO)

Një prej personave të përfshirë në dhunimin e një efektivi të policisë dhe një të afërmi të këtij të fundit është arrestuar sonte. Në pranga ka rënë 29-vjeçari Blerim Bulica, ndërsa në kërkim mbeten shtetasit Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.

Raportohet se pas arrestimit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Direction”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Kapet dhe vihet në pranga pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 29-vjeçari që në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim, goditi ditën e sotme dy shtetas (njëri prej tyre punonjës Policie).

Sekuestrohen 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti disa persona kanë goditur shtetasit E. F., dhe B. F., dhe automjetin e tyre, dhe më pas janë larguar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Direction”.

Pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç.

29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Besim Alla”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME