Categories Lajme

Arrestohet për korrupsion shefi i regjimit në burgun e Lushnjës

16 shtator/ATSH/ Shefi i regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës, Irakli Leka u arrestua mbrëmjen e sotme pas denoncimit në një emision investigativ, ku u zbulua se merrte para në këmbim të lejes së përkohshme për të burgosurit.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka organizuar dhe realizuar operacionin që çoi në lokalizimin dhe arrestimin e Irakli Lekës.

Sipas njoftimit për shtyp të SHKBB-së, Leka dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME