Categories Lajme

Vallja e 12 nënave/ “Po ta dinim që do të bënim kaq bujë, do të shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

Në maternitetin “Geraldina” ka ndodhur një rast i rrallë dhe mjaft emocionues. 12 infermiere dhe mami janë njëkohësisht në pritje të ëmbël!

Një skenë sa e bukur, aq edhe simbolike për vendin ku lind jeta çdo ditë. Top Channel intervistoi dy prej tyre, Imeldën dhe Elonën, të cilat ndanë emocionet e këtij momenti të veçantë jo vetëm si profesioniste të shëndetit, por edhe si nëna të ardhshme.

Imelda, që po pret fëmijën e saj të parë, këtë të premte do të veshë fustanin e bardhë për një tjetër ditë të paharrueshme – dasmën e saj. Por surpriza më e ëmbël? Të gjitha gratë shtatzënë do të marrin pjesë në dasmë duke hedhur vallen bashkë!

“Emocion i paparë. Jam në pritjen e parë dhe ky fakt na bën më të ndjeshme, më pranë edhe me nënat që i shërbejmë çdo ditë. Pjesë e dasmës jeni edhe ju!”, tha Imelda me një buzëqeshje të sinqertë.

Kur moderatorja Bieta Sulo e pyeti si ka mundësi që të gjitha keni mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë, Imelda me humor u përgjigj: Po ta kishim ditur që lajmi do të bënte kaq bujë, do e kishim shtuar numrin!

Ndërkohë Elona, që po pret fëmijën e saj të dytë, tha se ndjenja e amësisë është edhe më e fortë këtë herë: Kam një djalë dhe tani pres një vajzë – jemi të kompletuar. Nuk e kishim menduar që ky lajm do të bëhej kaq i famshëm, ne punojmë aty ku lind jeta.”

Ky “baby boom” i mrekullueshëm në një nga maternitetet më të njohura të vendit është më shumë se një rastësi – është një dëshmi e jetës që rritet mes duarve që ndihmojnë çdo ditë në lindjen e saj.

Vallja e 12 nënave të ardhshme këtë të premte pritet të bëhet videoja më e ëmbël e javës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME