Categories Lajme

Arrestohet përdhunuesi shqiptar/ I dorëzohet policisë greke brenda pak orëve, u identifikua nga shenja e gishtit

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodhorikakos ka deklaruar pak më parë se është arrestuar përdhunuesi shqiptar Spartak Dyrmishi nga Vlora që ishte larguar në Shqipëri natën e 27 tetorit.

Sipas tij ai ndodhet në duart e policisë greke ps një bashkëpunimi të shkëlqyer me organet shqiptare të Rendit.

Theodhorikakos e ka bërë me dije lajmin me një njoftim në Twitter ku shkruan: Muaj të mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet nën prangat e Policisë Greke. Ai do të dalë para drejtësisë greke për veprimet e tij, çnjerëzore dhe kriminale.

Sipas informacioneve që publikohen në shtypin grek, ministri grek Takis Theodorikakos ka biseduar tri herë me homologun e tij shqiptar ditën e djeshme, duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.

Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke.

45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Athinë, pritet të dërgohet në prokurori Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME