Categories Lajme

Arrestohet shoferi i linjës së transportit të nxënësve në Këlcyrë, Ngacmoi 14-vjeçaren

Shoferi i linjës së transportit të nxënësve ndalohet nga policia e Përmetit pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxenëseje të mitur.

Ngjarja ka ndodhur sot ku nxënësja 14-vjeçare nga fshati Katundisht është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9 vjeçare “Kamber Bënja” në Këlcyrë.

Përditë shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht ngacmonte përmes formave të ndryshme 14-vjeçaren madje dhe fizikisht.

Kjo situatë ka qënë e përsëritshme aq sa sot minorenia u ankua tek mësuesja kujdestare pasi kjo e fundit e pa duke qarë.

Menjëherë minorenia është çuar në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut.

Vetë nxënësja ka rrëfyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale që i bënte shoferi i furgonit.

Pas kësaj është ndaluar shoferi i furgonit cili po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME