Categories Sport

Arrihet akordi me Bajern Mynih, Interi siguron firmën e yllit të bavarezëve

Interi ka siguruar firmën e një futbollisti të rëndësishëm për planet e Simone Inzagit. Sipas mediave italiane, zikaltrit dhe Bajern Mynih kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Benzhamin Pavard në radhët e klubit italian.

Pas shumë ditësh negociata, “Sky” bën të ditur se është gjetur gjuha e përbashkët, me Interin që do të paguajë 30 milionë euro në arkat e Bajern Mynih, ndërsa 2 milionë euro të tjera janë caktuar si bonuse në varësi të objektivave që do të realizohen.

Marrëveshja është arritur edhe me mbrojtësin francez, por para se të mbyllet gjithçka me firmat në kontrata, Bajerni duhet të sigurojë më parë një zëvendësues për francezin, pasi ky ka qenë kushti që Tuhel u ka vënë drejtuesve të klubit për të miratuar largimin e lojtarit./ Panoramasport

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME