Categories Sport

Arrihet marrëveshja, ylli i Milanit transferohet në Premierligë

Patrick Cutrone është kthyer në Itali për ta finalizuar kalimin te klubi i Premierligës, Wolverhampton Wanderers. Sulmuesi italian është parë duke u larguar nga qendra stërvitore e Milanit në Boston dhe ka fluturuar drejt Italisë, transmeton Gazeta Express. Agjencia e lajmeve ANSA raporton se klubi kuqezi dhe Wolves kanë arritur marrëveshje, pasi kjo e fundit e rriti ofertën në 20 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse për 21-vjeçarin.

Cutrone është bindur po ashtu për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 3 milionë euro. 21-vjeçari e ka kaluar gjithë karrierën në Milan, pasi ka dalë nga akademia e klubit para se të ftohej në ekipin e parë dhe të bëhej golashënuesi më i mirë i skuadrës në sezonin 2017/18. Ai i ka shënuar 27 gola në 90 paraqitje për ekipin e parë të Milanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME