Categories Showbiz

Arsyeja e trishtë përse mbretëresha e mban pemën e Krishtlindjes deri në shkurt

Teksa shumica e personave do t’i heqin dekorimet për festat e Krishtlindjeve në fundjavë, një person që nuk do ta ndjekë këtë traditë është mbretëresha e Britanisë. Thuhet se familja mbretërorë nuk e pranojnë traditën e heqjes së pemëve të Krishtlindjeve para Natës së Dymbëdhjetë. Por ata i mbajnë të vëna dekorimet të vëna edhe për katër javë të tjera, deri më 6 shkurt. Arsyeja për këtë është sepse kjo datë është rëndësishme për mbretëreshën, pasi shënon përvjetorin e vdekjes së babait të saj. Mbreti George VI vdiq në 6 shkurt 1952 në Sandringham House, dhe ajo qëndron atje çdo vit për ta kaluar këtë përvjetor në mënyrë private, para se të kthehet në Pallatin Buckingham.

Shumë persona besojnë se sjell fat të keq nëse i mban dekorimet vënë deri pas natës së 12 pas Krishtlindjeve (5 janar).

Megjithatë duket se mbretëresha nuk beson në këto besëtytni dhe në vend të kësaj ka krijuar traditat e saj gjatë kësaj periudhe festive. Teksa rezidencat e saj të tjera në Windsor Castle dhe Buckingham Palace janë zbukuruara me pemë të mëdha të Krishtlindjeve dhe drita, dekorimet në shtëpinë e saj Sandringham thuhet se janë shumë më të thjeshta.

Mbretëresha i kalon Krishtlindjet në Estate Sandringham, Mbretëresha udhëtoi për në Sandringham më 20 dhjetor për një pushim të zgjatur të Krishtlindjeve. Ndërsa burri i saj, Princi Philip doli nga spitali tamam në kohë për t’u bashkuar me familjen mbretërore në prag të Krishtlindjeve. Këtë vit Duka dhe Dukesha e Sussex mungonin në festimet mbretërore, duke zgjedhur të kalojnë periudhën festive me nënën e Meghan, Doria Ragland në Kanada.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME