Categories Lajme

Arsyeja mister/ Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari! Pistoletën e kishte mbështjellë me çorape

Policia ka vendosur në pranga një 33-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet në Tiranë.

Në pranga ka rënë i riu Elden Dushku, banues në Lezhë, i cilu u ndalua nga uniformat blu në kryeqytet.

“Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftuan blutë.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Flagranca 1”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 1”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arsyeja mister/ Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME