Categories Lajme, Politike

Arta Marku “lan duart” me prokurorin Bujar Sheshi, reagon për herë të parë pas akuzave ndaj anëtarit të KLP-së

Prokuroria e Pergjithshme ka reaguar sot zyrtarisht pas akuzave dhe denoncimit të PD-së, se prokurori Bujar Sheshi është ish-sigurims, me pseudonimin Venus që në kohën e gjimnazit.

Sipas sqarimit të prokurorisë thuhet se në kohën që ai është zgjedhur anëtar i KPS-së nuk ka qenë në dijeni të shkuarës së tij pasi “përgjigja e ardhur nga Autoriteti i Dosjeve i është njoftuar KLP-së me shkresën nr. 2873/ 3, datë 25. 01. 2019 dhe Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr. 2873/ 2, datë 25. 01. 2019”.

Më tej në njoftimin e prokurorisë thuhet se: pasi është njohur me Relacionin e Burimeve Njerëzore datë 01. 11. 2018, sipas të cilit prokurori Bujar Sheshi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore për të qenë kandidat i KLP, në kushtet kur verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyrueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së.

Prokuroria thekson sot se “Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente”.

Deklarata e plotë

Duke marrë shkas nga rasti i bërë publik para disa ditësh, për anëtarin e KLP-së, prokurorin Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i bën me dije opinionit publik se:

Me marrjen dijeni prej KPK-së, për moskalimin me sukses të procesit të Rivlerësimit të disa prokurorëve, kandidatë për KLP nga radhët e prokurorive të apeleve, me qëllim plotësimin e vendit vakant në KLP, me datë 24. 09. 2018, Prokurori i Përgjithshëm shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit.

Pas thirrjes së parë, duke mos pasur asnjë kërkesë për kandidim, më datë 12. 10. 2018 u shpall thirrja e dytë, pas së cilës, më datë 25. 10. 2018 ka shprehur interesin prokurori Bujar Sheshi, duke dorëzuar deklaratën për shprehjen e interesit dhe dokumentet bashkëlidhur.

Pjesë e dokumenteve të dorëzuara prej kandidatit Bujar Sheshi, ishte deklarata e tij individuale, e nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, si detyrim ligjor i nenit 108, pika 3, shkronja “d” e ligjit nr. 115/2016, sipas të cilës, nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit deri më datë 02 Korrik 1991 si dhe Formulari përkatës i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Me shkresën nr. 2873, datë 26. 10. 2018, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar AIDSSH, për të verifikuar kandidaturën e prokurorit Bujar Sheshi, në ushtrim të funksioneve të tij, në zbatim të nenit 29, pika 1 të Ligjit nr. 45/ 2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Një verifikim i tillë, është kryer edhe për të gjithë kandidatët e tjerë dhe personave të ngritur në detyrë, me shkresën numër 933/ 1, datë 29. 03. 2018, shumë kohë pasi atyre u është verifikuar dhe konstatuar plotësimi i kushteve ligjore për të qenë kandidat për anëtar të KLP-së prej Komisionit të ngritur për këtë qëllim nga Prokurori i Përgjithshëm paraardhës, me Urdhrin nr. 18, datë 17. 01. 2017.

Sipas këtij urdhri, i ngritur në bazë të nenit 109, pika 1, të ligjit nr. 115/ 2016, “Për organet e qeverisjes vendore”, komisioni ka për detyrë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët prokurorë që kanë shprehur interes për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky komision, mbi bazën e rezultateve të nxjerra për çdo kandidat, brenda afateve ligjore, harton listën me emrat e kandidatëve që plotësojnë kriteret.

Ky verifikim, përveçse është kryer në ushtrim të veprimtarisë dhe funksioneve të Prokurorit të Përgjithshëm, është kryer edhe duke marrë shkas nga shkresa e AISSH nr. 225, datë 15. 03. 2018 sipas së cilës verifikimi ishte i detyrueshëm dhe ishte kryer për çdo kandidat për KLP dhe KLGJ duke përfshirë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, avokatisë apo pedagogëve. Përgjigja në këtë rast ka ardhur për të gjithë emrat e kërkuar, sipas Vendimit të AISSH nr. 332/ 3 prot., datë 02. 05. 2018.

Në rastin e kandidatit për KLP, prokurorit Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i ka kërkuar Komisionit verifikimin e të gjitha kushteve ligjore parashikuar në nenin 108 të Ligjit nr. 115/2016, dhe, njëkohësisht i ka dërguar për verifikim AISSH,  formularin përkatës të plotësuar dhe nënshkruar prej kandidatit në respektim të nenit 29 të Ligjit 45/ 2015.

Pasi është njohur me Relacionin e Burimeve Njerëzore datë 01. 11. 2018, sipas të cilit prokurori Bujar Sheshi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore për të qenë kandidat i KLP, në kushtet kur verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyrueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së.

Përgjigja e ardhur nga AISSH me shkresën nr. 1030/ 6, datë 23. 01. 2019, i është njoftuar KLP-së me shkresën nr. 2873/ 3, datë 25. 01. 2019 dhe Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr. 2873/ 2, datë 25. 01. 2019.

Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME