Categories Lajme

“Më pa dhe më qeshi me ironi pas seksit me motrën”, Cani rrëfen si vrau me shufër hekuri Gjecin

Detaje të tjera rrëqethëse janë zbuluar nga vrasja që tronditi opinionin publik disa ditë më parë në fshatin Bastar i Mesëm.

Viktimë i një krimi pasioni mbeti 35-vjeçari Arben Gjeci, teksa autori Esat Cani, 31 vjeç është lënë në burg.

Ky i fundit ka rrëfyer se si vrau të dashurin e motrës së martuar pasi e kapi në flagrancë në një kasolle pranë shtëpisë.

Motra e autorit Elida Cani 20 vjeç dhe bashkëshorti i saj Dëfrim Kurti 31 vjeç, janë lënë në arrest shtëpie për moskallëzim krimi.

Ky i fundit i kishte rrëfyer kunatit të tij se dyshonte se bashkëshortja e tij Elida e tradhtonte pasi i kishte lexuar disa mesazhe me përmbajtje erotike në Instagram.

Autori Esat Cani e kishte përgjuar të motrën dhe kishte zbuluar se ajo kishte një marrëdhënie intime me Arbën Gjecin, baba i tre fëmijëve.

Së fundmi është zbuluar e gjithë dëshmia e dhënë nga autori i vrasjes, Esat Cani ku ndër të tjera tregon se viktima i kishte qeshur me ironi pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij të martuar.

Dëshmia e plotë e Esat Canit:

“Po udhëtoja me furgon dhe ky po shikonte nga pasqyra. Unë në fillim nuk e dija se mos ngacmonte gruan time apo motrën dhe i them Arbenit mbaje mirë timonin se na hudhe. Dyshimin e kisha tek motra ime Elida Canaj se kë ngacmonte Arbeni. Më datë 24.01.2019 kam dalë nga shtëpia rreth orës 18:00 dhe i kam thënë babit se do të iki në punë si zakonisht dhe ndërkohë kam zbritur tek lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e Arben Gjecit por Arbenin nuk e pashë.
Ndërkohë pa hyrë brenda në lokal kam telefonuar dhëndrin tim Defrim Kurti dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha ishte ke lokali. Unë i kam thënë hajde tek lokali tjetër tek Fredi në këtë kohë unë kam shkruar tek puna ime dhe i ka kërkuar përgjegjësit tim Maksit, leje duke nxjerrë arsyen se kisha babain sëmurë. Ai më ka thënë nuk ka leje dhe unë vendosa të iki. Në këtë kohë kam shkuar në shtëpinë time kam marrë një shufër hekuri 50-60 cm, e cila në fund ishte e shtypur, këtë hekur e përdor babai im për të çarë gurë.
Pasi kam marrë hekurin kam shkuar tek shtëpia e motrës dhe kam ndenjur të porta e kashtores. Në këtë moment kam parë tek dera që depërtonte drita një hije që lëvizi. Në këtë kohë u hap porta dhe doli nga dera Arben Gjeci i cili më pa mua dhe filloi të qeshë me ironi. Në këtë moment, mbasi ai ishte i gjatë, kam bërë dy hapa prapa dhe e kam goditur mbas koke dy tre herë. Mbas e kam goditur Arbenin kam ikur qetësisht në shtëpinë time dhe hekurin e kam hedhur midis hapësirës së kotecit dhe kashtores.
Kur kam shkuar në shtëpi më ka pyetur babai se pse je mërzitur. Unë i kam thënë që nuk kam gjë dhe kam shkruar të fle. Ditën tjetër ka ardhur djali i xhaxhit dhe më ka thënë që ka gjetur Arben Gjecin të vrarë në rrugë dhe unë kam thënë që nuk di gjë. Unë nuk kam dashur që ta vras Arbeni kam dashur ta rrah që të vuante disa kohë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME