Categories Lajme

Artan Lame organizon ceremoni mortore 1 muaj pas ikjes së babait

Kreu i Kadastrës, Artan Lame humbi babain e tij për shkak të koronavirusit rreth një muaj më parë. Me anë të një reagimi në Facebook, thotë se nuk ka marrë asnjëherë aq shumë reagime në rrjetin social derisa njoftoi ikjen e të atit. Për këtë arsye, ka vendosur që të presë vizita nga miq e të afërm për largimin nga jeta të babait. Ndonëse bën thirrje për tu respektuar masat antikovid, ditën e djeshme, ISHP njoftoi se janë të ndaluara të gjitha ceremonitë mortore pasi ka grumbullime të më shumë se 10 personave.

Mbetet për tu parë nëse do të merren masa për thyerje të rregullave ndaj Artan Lames apo do të jetë ceremoni mortore ku do të zbatohet protokolli i sigurisë.

Shkrimi i plotë: “Babi më munde! Unë kam faqe timen në fb prej nja 15 vjetësh dhe mund të kem marrë e shumta nja 300 a 400 mesazhe për ndonjë postim. Ti asnjëherë nuk pate fb, por mora 1100 mesazhe për ikjen tënde. Ato ditë nuk mundëm të bëjmë adetet siç duhet, ndaj bashkë me mami Djanën dëshirojmë që të të kemi mes nesh duke të kujtuar me sa më shumë njerëz që të kanë njohur. Miq, Të premten dhe të shtunën, në datat 20 dhe 21 nëntor, nga ora 11:00 deri 20:00, në saletën e Restorant Piazza prapa Muzeut Kombëtar, do të presim vizita. Ju lutem respektoni masat antikovid!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME