Categories Lajme

Artistët i drejtohen Parlamentit Europian

Pas përplasjeve fizike ditën e sotme në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë nisur një letër publike ndaj Parlamentit Europian ku pasi i bëhet një përshkrim i përgjithshëm rë situatës, i kërkojnë ndihmë për ta penguar shembjen e kësaj ndërtese.

“Ne, artistët dhe qytetarët e Tiranës, si dhe miqtë tanë nga gjithë Evropa të mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezistojmë që prej një viti e gjysmë duke krijuar barrikadë njerëzore brenda dhe rreth Teatrit.

Sot, më datë 24 korrik, forcat e policisë së rendit për herë të parë dhunuan fizikisht artistët, intelektualët dhe qytetarët e Shqipërisë në mbrojtje të ndërtesës publike, truallit publik dhe interesit publik. U dhunua në mënyrë çnjerëzore Edmond Budina, regjisor dhe aktor teksa qëndronte në mbrojtje të teatrit.

Kërkojmë urgjentisht mbështetjen politike, institucionale, morale dhe njerëzore të mbarë hapësirës europiane, që ky projekt kulturevrasës i qeverisë shqiptare të ndalet para se të jetë vonë”, shkruhet ndër të tjera në këtë apel publik  te Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit .

Letra e plotë:

Qytetarë të Evropës, njerëz të skenës dhe të artit, arkitektë, akademikë dhe ligjvënës të Parlamentit Evropian:

Prej një viti e gjysmë qytetarët e Tiranës janë ngritur në mbrojtje të ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar, të cilën kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj synojnë ta shembin për hir të interesave të tyre korruptive.

Trualli mbi të cilin ngrihet Teatri, i cili është në pronësi publike, është planifikuar të tjetërsohet përmes një projekti korruptiv për të cilin u miratua një ligj special antikushtetues që i jepte një kompanie të preferuar nga Kryeministri të drejtën për shembjen e Teatrit dhe zhvillimin e projektit.

Ky ligj u miratua nga Parlamenti, edhe pse presidenti refuzoi ta dekretonte dy herë pasi ai u gjet në shkelje të Kushtetutës.

Aktualisht Kryeministri i Shqipërisë ka uzurpuar të gjitha pushtetet – ekzekutivin, parlamentin dhe gjyqësorin. Nëpërmjet një pseudoreforme në drejtësi ai ka paralizuar Gjykatën Kushtetuese. Ndaj në Shqipëri nuk ekziston asnjë instancë, në të cilën ky ligj korruptiv të mund të ankimohet.

Ne, artistët dhe qytetarët e Tiranës, si dhe miqtë tanë nga gjithë Evropa të mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezistojmë që prej një viti e gjysmë duke krijuar barrikadë njerëzore brenda dhe rreth Teatrit.

Sot, më datë 24 korrik, forcat e policisë së rendit për herë të parë dhunuan fizikisht artistët, intelektualët dhe qytetarët e Shqipërisë në mbrojtje të ndërtesës publike, truallit publik dhe interesit publik. U dhunua në mënyrë çnjerëzore Edmond Budina, regjisor dhe aktor teksa qëndronte në mbrojtje të teatrit.

Kërkojmë urgjentisht mbështetjen politike, institucionale, morale dhe njerëzore të mbarë hapësirës europiane, që ky projekt kulturevrasës i qeverisë shqiptare të ndalet para se të jetë vonë.

Qytetarë të Europës! Institucione evropiane!

Mbështetja juaj sot është treguesi i një të ardhmeje të përbashkët nesër, të bazuar mbi ligjin, vlerat dhe një qytetërim të përbashkët evropian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME