Alkent Pozheku është bërë një emër i njohur për mediat ndërkombëtare të lajmeve. Artisti nga Kosova ka realizuar një mozaik për një tjetër figurë publike dhe bëhet fjalë për portretin e kandidatit për president të SHBA-ve, Joe Biden.
Punimi i artistit nga Kosova që është realizuar nëpërmjet kokrrave dhe farave, është përzgjedhur nga The Guardian në mesin e fotografive më të mira të ditës. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Pozheku shpjegoi se si arriti ta realizojë kërë punim.

“Para një viti kam realizuar një për Donald Trump, kështu që lindi ideja që një moment të realizoj dhe Joe Biden. Mediat ndërkombëtare e kanë marrë nga një agjensi franceze.”, tha ai.

