Për herë të parë SHBA regjistroi 102 831 raste te reja me koronavirus covid-19 të mërkurën e 4 nëntorit. Shifrat janë bërë publike nga Universiteti Johns Hopkins. Për herë te parë SHBA regjistron një shifër kaq të larte të infektuarish të rinj brenda një dite, dhe është shifra më e lartë e regjistruar prej ditës së parë të fillimit të pandemisë. Ndërkohë dje u regjistruan 1097 të vdekur. Një shifër kaq e lartë të infektuarish vjen në një kohë kur brenda një jave u regjistruan 600 mijë raste të reja dhe ekspertët paralajmërojnë se do të ketë rritje të tjera të shifrave me ardhjen e dimrit. Deri tani SHBA ka regjistruar 9.48 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 230 mije vd.ekje.
Categories
Covid-19
SHBA regjistron rekord të infektuarish: Mbi 100 mijë brenda një dite
