Categories Lajme

Rudina Hajdari nënshtetase amerikane, tregon se për kë ka votuar…

Përtej faktit që është e infektuar me COVID-19, deputetja opozitare Rudina Hajdari, mbrëmjen e kësaj të mërkure u shfaq në emisionin ‘Open’ për të folur mbi zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Hajdari tregoi se është një nënshtetase amerikane dhe se votën e ka dërguar me postë. Pyetjes së gazetares Eni Vasili në lidhje me kandidatin që ajo kishte vetuar, Hajdari u përpoq që ta anashkalojë, e ta tregojë përgjigjen me anë të nënkuptimeve.

Hajdari theksoi se ka jetuar në shtetin e Nju Jorkut dhe dihet se kë mbështet ky shtet, duke nënkuptuar kështu që vota e saj ka shkuar për demokratin Joe Biden, pasi ky i fundit në këto zgjedhje është shpallur fitues në Nju Jork.

“Po kam votuar edhe në zgjedhjet e kaluara, me postë. Po e kam ndjekur por nuk mendoj që kjo është e rëndësishme. në këtë rast nuk është e rëndësishme, nuk mund të shprehemi për ato gjëra. Unë ndjek nga afër zgjedhjet në Amerikë. Kam jetuar për shtetin e Nju Jorkut për një kohë të gjatë dhe merret me mend për çfarë kam votuar. Ne kemi qenë pro amerikan. Sot vendet e tjera në Ballkan janë duke analizuar zgjedhjet në Amerikë, ne ndjejmë një lloj pro armanikizmi dhe kjo është për t’u përshëndetur. Kushdo president të jetë atje, Shqipëria nuk e ndryshon pikëpamjen e saj për Amerikën”, tha Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME