Categories Bota, Lajme

Asnjë ditë izolim, ky është shteti që e ‘mposhti’ koronen me…”kulturë”

Koronavirusi tregoi që edhe shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme si SHBA, Kina apo Rusia nuk mund t’i dilnin përballë, edhe pse u shpenzuan miliarda dhe u vendosën kufizime drastike. Pothuajse të gjithë shtetet e botës u preken nga COVID-i, disa më shumë e disa më pak, por ka disa shtete që tashmë kanë dalë nga rreziku i madh, jo prej vaksinës, por prej sjelljes qytetare. Japonia është një nga shtetet që u mendua se do të kishte shumë humbje jetësh, por ky shtet tregoi që koronavirusi nuk mposhtet vetëm me kufizime dhe masa drastike, por më e rëndësishmë është sjellja e qytetarëve. Asnjë ditë karantinë nuk pati Japonia, por qytetarët zbatuan me përpikmëri këshillat e qeverisë për të shmangur hapësirat e mbyllura dhe grumbullimin masiv. Qeveria japoneze testoi vetëm 0.2% të popullsisë së saj, nuk përdori mbikëqyrje teknologjike si Kina dhe as testim në shkallë të gjerë si Korea e Jugut, por e mposhti COVID-in me kulturën e qytetarëve. Japonezët nuk janë shumë të afërt me njëri tjetrin, njihen për pastërtinë dhe kanë një sistem të avancuar shëndetësie, arsye që çuan Japoninë të mos e vuajë koronavirusin si shtetet e tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME