Categories Lajme

Ndryshimet në Paketën e zgjeruar/ Punonjësit e larguar nga puna nga data 1 mars-17 maj, përfitues të ndihmës prej 40 mijë lekësh

Të gjithë individët, të ish-punësuar në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020 janë përfitues të ndihmës prej 40 mijë lekësh, mbështetje e qeverisë shqiptare. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se Qeveria Shqiptare ka bërë ndryshimet e nevojshme në vendimin për Paketën e Zgjeruar për të ardhur në ndihmë të qytetarëve të prekur dhe larguar nga puna prej pandemisë.

“Numri i punonjësve që do të jenë përfitues është shtuar me 32 mijë. Këta punonjës u larguan nga puna në periudhën 1 mars – 17 maj dhe do te përfitojnë pagesën 40 mijë lekësh nga Paketa e Zgjeruar”, u shpreh Denaj. Sipas ministres, aplikimi për punonjësit përfitues kryhet online nga subjektet, deri në datën 5 qershor 2020.

Ministrja apeloi tatimpaguesit që të aplikojnë për punonjësit e tyre.

“Ftojmë bizneset të kryejnë aplikimin dhe të sigurojnë pagesën për ish-punonjësit e tyre duke bërë të mundur kështu edhe përjashtimin nga penalitetet për mosaplikim”, tha ajo. Ndryshimet e fundit të vendimit të Këshillit të Ministrave miratuar përcaktojnë kritere të reja për përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare. Sipas këtyre ndryshimeve, janë përfitues të ndihmës prej prej 40 mijë lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

Aplikimi për punonjësit përfitues, i kryer online, nga subjektet punëdhënës, deri në datën 5 qershor 2020, i përjashton ata nga penaliteti për mosaplikim.

Në rastet kur punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 qershor 2020, të gjithë individëve përfitues, do t’iu jepet mundësia për përfitimin e ndihmës financiare në mënyrë automatike. Kjo do të realizohet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo të ish-punësuarit do të dorëzojnë. Të gjithë subjektet, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (sipas listës bashkëngjitur), duhet të plotësojnë kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për individët përfitues sipas VKM të sipërcituar. Trajtimi i këtyre kërkesave do të jetë në mënyrë automatike, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40 mijë lekësh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME