Categories Kuriozitete

Astronomët zbulojnë galaksinë në formë disku që nuk duhet të ekzistonte

Astronomët kanë gjetur një galaksi në formë disku, jo ndryshe nga e jona, që u formua 12.5 miliardë vjet më parë, kur universi ynë 13.8 miliardë vjeç ishte vetëm një e dhjeta e moshës së tij aktuale. Shkencëtarët thonë se kjo galaktikë, nuk duhet të ekzistonte. Zbulimi i saj përbën një sfidë ndaj mënyrës sesi e mendojnë astronomët krijimin e galaksive në fillesat e universit.

Është i njohur si “Galaxy DLA0817g”, por astronomët e e kanë quajtur atë “Wolfe Disk” për nder të astronomit të ndjerë Arthur M. Wolfe, Ajo është galaktika më e largët e këtij lloji që është pikasur ndonjëherë, e kjo falë teleskopit të fuqishëm ALMA që gjendet në Kili.

Sipas vëzhgimeve, disku i galaksisë ka një masë prej 70 miliardë herë më të madhe se Dielli ynë. Gjithashtu ajo rrotullohet me 170 milje në sekondë, që është i ngjashëm me galaksinë tonë, Rruga e Qumështit.  Por galaktikat me disqe të qëndrueshëm e të formuar mirë, si Rruga e Qumështit u krijuan shumë gradualisht dhe u shfaqën më vonë në shtrirjen kohore të Universit. Në periudhën e parë pas Bing Bangt-ut, Universi ishte si një pllakë bosh, e formimi i galaktive qe shumë i çrregullt, prandaj ekspertët u gjenden përballë pyetjes sesi ka mundur një galaktikë e tillë, disk e mirëformuar, të shfaqej në një periudhe aq të trazuar sa ajo.

“Shumica e galaksive që i kemi gjetur në Univers duken si rrënoja të trenave sepse ato i janë nënshtruar bashkimit të vazhdueshëm dhe shpesh ” të dhunshëm “, tha Marcel Neeleman, autor i studimit kryesor dhe studiues pasdoktoral në Institutin Max Planck për Astronominë në Heidelberg, Gjermani.  “Këto bashkime të nxehta e bëjnë të vështirë formimin e disqeve të rregulluara, të ftohta rrotulluese siç i vëzhgojmë në Universin tonë të tanishëm”, përfundon ai. Studimi u publikua këtë javë në revistën Nature.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME