Categories Lajme

Rama: Nesër hapen aplikimet për financime në bujqësi

Nga dita e nesërme do të nisin aplikimet për financim nga skema kombëtare. Me këtë lajm e ka nisur ditën kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në ‘Facebook’ e rendit Shqipërinë të parën këtë vit sa i përket financimeve në bujqësi falë rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të BE.

Postimi i kryeministrit

Duan s’duan ata që kurrë nuk do duan të shohin e të pranojnë ndryshimet reale, sot në bujqësi ndryshimi real po ndodh dhe falë edhe rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të Bashkimit Europian, ku këtë vit jemi në vendin e parë për financime në mbështetje të projekteve të fermerëve, janë plot investime të reja në proces, në një shumë të përgjithshme për mbështetjes së bujqësisë pakrahasimisht më të lartë se më parë.

Nga ana tjetër skemat kombëtare të mbështetjes me fondet e buxhetit të shtetit, janë harmonizuar me skemat e programit të BE-së dhe adresojnë nevoja specifike që nuk mbulohen nga financimet europiane.

Jo vetëm kaq, po procesi i aplikimeve nga fermerët është kthyer nga një torturë letrash, ecejakesh, pritjesh e ryshfetesh, në një proces fare të thjeshtë pa lëvizur nga shtëpia apo nga fshati, ku përmes smartfonit apo kompjuterit më të afërt, në pak minuta aplikimi i shkon AZHBR-së dhe miratimi bëhet në transparencë të plotë. Nesër hapen aplikimet për financim nga skema kombëtare dhe duke ju uruar sukses aplikantëve, uroj të keni të gjithë një ditë të mbarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME