Categories Lajme

Kina nis fluturimet me 8 vende, përfshirë Italinë por jo SHBA-në

Në kohën kur bota ende nuk e ka marrë veten nga virusi vdekjeprurës i përhapur prej saj, Kina po kërkon zhbllokimin e lidhjeve ndërkombëtare. Sipas gazetës vendase atje, “Global Times”, Pekini po bëhet gati të nisë një “ linjë të gjelbërt”, një “korsi” preferenciale për fluturimet charter me 8 vende, mes të cilëve dhe Italinë, një prej shteteve të goditura më rëndë nga Covid 19 në mbarë botën por jo me SHBA-në.

Në listë figrojnë edhe Japonia, Koreja e Jugut, Singapori, Franca, Gjermania, Britania e Madhe e Zvicra. Të interesuarit mund të bëjnë kërkesë e cila do të shqyrtohet e autorizimi do të lëshohet për një periudhe kohe nga 3 deri në 7 ditë.

Me këtë lëvizje, synohet t`i jepet fund politikës “5-1”, të ndërmarrë në muajin mars, sipas të cilës cdo kompani ajrore ishte e autorizuar të mbulonte rrugën drejt një vendi të vetëm, nga një qytet kinez në një të huaj për jo më shumë se një fluturim në javë me qëllimin të kufizohej i rreziku i kthimit të infektimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME