Categories Lajme

Bashkimi Evropian, buxhet rekord, Ja sa përfitojnë Italia, Spanja dhe Franca

Komisioni i BE-së dëshiron ta përballojë krizën e pashembullt ekonomike me një projekt-buxhet të paparë. Shpëtimi i përbashkët shihet te kreditë. “Ky është momenti thelbësor për gjeneratën tonë,” tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në prezantimin e projekt-buxhetit në Parlamentin Evropian në Bruksel. Asnjë vend në BE nuk mund të dalë i vetëm nga kriza ekonomike që shkaktuan masat kundër pandemisë së Coronës. “Masat më të guximshme janë më të mirat për të ardhmen tonë,” tha von der Leyen. “Ky është momenti i Evropës”.

Fondin ekonomik ajo e pagëzoi me emrin “Gjenerata tjetër e Evropës” për të sqaruar se fjala është për një “investim në një të ardhme të përbashkët” dhe jo për shlyerjen e borxheve të vjetra. Duhet të krijohen themelet për një Evropë të gjelbër, digjitale dhe sociale. “Çdo shtet anëtar është i prekur nga kriza, kështu që duhet të jetë në interesin tonë të përbashkët që të dalim nga kriza shpejt dhe së bashku”, tha Von der Leyen për DW pas paraqitjes së saj në parlament. “Ne duhet të rregullojmë me shpejtësi tregun e brendshëm të përbashkët të BE. Asnjë shtet anëtar nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Ne të gjithë jemi të ndërvarur” – tha ajo.

Ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Bashkimi Evropian. Komisioni i BE-së planifikon të shpenzojë 1.85 trilion euro gjatë shtatë viteve të ardhshme. Kjo është rreth 1.9 përqind e prodhimit ekonomik të 27 vendeve të BE-së në vitin 2019. 1.1 trilion e kësaj shume përbëjnë buxhetin e rregullt për shtatë vjet. 750 miliardët e tjera do të ndahen për programet për ndërtimin e ekonomive të dëmtuar nga pandemia e Coronës. Paratë do të shpërndahen në rajonet dhe industritë e goditura fort gjatë dy viteve të ardhshme.

Programe akute ndihme Vetë vendet e BE-së kanë buxhetuar tashmë në buxhetet e tyre kombëtare shuma tri herë më të mëdha, përkatësisht 2,4 trilion euro, për të mbështetur kompanitë e vendeve të tyre. BE ka vënë në dispozicion disa javë më parë 540 miliardë euro për tri programe akute ndihme. Komisioni propozon që 500 miliardë euro të jepen në formë granti dhe 250 miliardë euro t’u vihen në dispozicion vendeve anëtare si kredi. Gjermania dhe Franca janë shprehur në favor të kësaj formule. Kurse kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe përfaqësuesit e Holandës, Danimarkës dhe Suedisë këmbëngulin që të mos jepen grante, por kredi të ripagueshme.

Italia, Franca, Spanja dhe gjashtë vende të tjera nga ana tjetër, insistojnë për grante sepse huatë shtesë do ta rritnin shumë borxhin e vendeve të prekura. Sipas llogaritjeve paraprake Italia do të marrë rreth 173 miliardë euro nga fondi ekonomik “Gjenerata tjetër e Evropës”, por më shumë se gjysma e kësaj shumë është në formë kredije. Spanja do të marrë rreth 140 miliardë euro, Franca 39 miliardë euro grante dhe Gjermania rreth 28 miliardë euro. DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME