Categories Lajme

Ata që dolën në protestë, janë sot në pritje të ndërtimit të teatrit të ri

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ata që dolën në protestën e vërtetë kundër projektit të teatrit të ri, janë sot në pritje të ndërtimit të tij. “Protesta e vërtetë e komunitetit teatror kundër projektit të ri të Teatrit, ishte ajo që mblodhi aty, të gjithë bashkë, dhe ku çdo kush merrte mikrofonin e shfaqej në kamera, nuk kishte poshtë një sigël lajmesh të shpejta që shkruajnë artistët, e aty del një portret që ti thua ku e kam parë dhe çfarë ushqimi shpirtëror kam marrë nga ky njeri? Dhe ndërkohë gjatë fjalës, futet në librat e shtëpive tona, sepse është “artist”.

Ata që dilnin poshtë te “banderola dixhitale” kishin emrat e tyre, Robert Ndrenika: jam kundër, Leka Bungo: jam kundër, Pëllumb Kulla: jam kundër, Gëzim Kame: jam kundër, Viktor Zhusti: jam kundër Altin Basha: jam kundër. Dhe ti nuk kishe nevojë ti lexojë emrin se ty, fytyra që të thoshte jam kundër, të thoshte, këtu ka një problem.

Si ka mundësi që kjo qeveri do të bëjë një projekt për shtëpinë e re të këtyre njerëzve dhe këta njerëz janë kundër? Ku janë këta sot? Ata janë që të gjithë në pritje të ndërtimit të teatrit të ri”, u shpreh Kryeministri Edi Rama sot gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Rama tha se “i madhi Kadri Roshi që na sheh nga lart, e ju sheh ju e ata e ju thotë: e mor qen e bir qenash, e nuk ka gojë të flasë sot, por vetëm ju nënqesh, e sytë e tij shpojnë ajrin me mijëra kilometra, e ka lënë amanet ndërtimin e një teatri të ri me fjalët e veta”. “Naim Frashëri i madh, është fakt, u sëmur e humbi jetën në atë skenë, si rezultat i ftomës, që nuk e ndali dot, që të vazhdonte e të rrinte atje. E thonë të gjithë”, deklaroi Kryeministri. Këta njerëz, tha Rama, shkruan vetë publikisht një peticion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME