Categories Teknologji

Kështu jua ‘hedhin’ dyqanet e celularëve: Po i shesin telefonat e vjetër si të ri

Në internet është shpërndarë një video që tregon se si po paketohen telefonat e mençur ‘iPhone’, kinse janë të ri dhe të pa hapur fare.  Teknologjia e telekomunikacionit ka përparuar shumë këtë dekadë saqë ka bërë që kompanitë kryesore iPhone dhe Samsung të nxjerrin çdo 6 muaj nga një model të ri. Këta dy gjigantë të telefonave bëjnë ‘gara’ se kush vendos në treg modelet më të mira dhe kush shet më shumë prej tyre.

Për një pjesë të njerëzve ‘iPhone’ është telefoni më i preferuar, pasi që është më i thjeshtë për përdorim dhe është më i mirë në pamje. Shumë njerëz paguajnë deri mbi 1 mijë euro që të kenë telefonin më të ri të ‘iPhone’. Por shpesh këta telefona shiten edhe të përdorur e me çmime jo të volitshme apo edhe me çmime që nuk janë të përshtatshëm në treg. Një video ka treguar se si paketohen telefonat e ‘iPhone’ në paketime të mbyllura kinse janë të ri dhe që shiten me çmime të larta.

Një fenomen i tillë është vërejtur edhe në Kosovë, derisa shpesh ka pasur edhe ankesa nga qytetarët që kanë blerë ‘iPhone’ apo edhe telefona të tjerë në dyqane të ndryshëm. Për të shikuar se a është telefoni origjinal dhe i pa hapur më parë nga paketa, mund ta shikoni duke ndjekur këto hapa më poshtë: Fillimisht shkoni te ‘Settings’ në ‘iPhone’ tuaj. Më pas tek ‘General’, derisa në hapin tjetër klikoni ‘About’. Shikoni te ‘Model’, dhe lexoni shkronjat e numrat që janë të shënuar aty, derisa shkronja e parë tregon se në cilën gjendje është telefoni juaj.

M – Pajisja e re, që do të thotë se pajisja është blerë e re
F – Pajisja e rinovuar, që do të thotë se pajisja ka qenë përmes procesit të rinovimit
N – Pajisja e zëvendësimit, që do të thotë se pajisja e blerë fillimisht është zëvendësuar nga ky model me gjasë për shkak të një kërkese shërbimi
P – Pajisja e personalizuar me gdhendje, që do të thotë se pajisja është përshtatur me një gdhendje gjatë blerjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME