Categories Lifestyle

Ata që kanë mungesë të kësaj vitamine janë 80 për qind më të rrezikuar nga koronavirusi

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ekspertët mjekësorë kanë vënë paralajmërime për heqjen dorë nga zakonet jo të shëndetshme, duke i zëvendësuar ato me zakone të dobishme, në mënyrë që të ulet rreziku nga koronavirusi. Një studim së fundmi ka pohuar se mungesa e vitaminës D në trup rrit rrezikun e infektimit me virusin korona 80 për qind më shumë.

Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore amerikane “Journal of American Medical Association”, mori nën shqyrtim gjendjen e 489 pacientëve, të cilët rezultuan pozitiv në testin për Covid-19 mes muajve mars-prill. Rezultatet e dala nga studimi bënë me dije se, nga 60 për qind e pacientëve me nivele të moderuara të vitaminës D, vetëm 12 për qind prej tyre rezultuan pozitiv me virusin nga familja SARS-Cov2.

Në anën tjetër, në grupin e pacientëve që kishin nivele të ulëta të vitaminës së marrë drejtpërdrejt nga dielli, 22 prej gjithsej 25 për qind të pacientëve e kishin virusin. Gjetjet shtohen në mesin e një sërë hulumtimesh në rritje, të cilat mbështesin idenë se vitamina D është e dobishme në luftën kundër virusit pandemik.

“Vitamina D është e rëndësishme për funksionimin e sistemit imunitar, si dhe suplimentet e vitaminës D më parë kanë provuar në uljen e rrezikut të infektimit me sëmundje virale të traktit respirator”, deklaroi autori i studimit Dr. David O. Meltzer, njëherësh edhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Çikagos së SHBA-ve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME