Categories Lajme

Atentat shqiptarit në Athinë, plagoset edhe një 20-vjeçare

Një shqiptar 32-vjeçar dhe një 20-vjeçare greke kanë mbetur të plagosur si pasojë e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme (27 gusht)  në Athinë.

Sipas mediave Protothema, ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Ampelokipi”, rreth orës 20:30, jashtë shkollës së Panormoum, ku sipas informacioneve të deritanishme, një person ka qëlluar pas një konflikti që ka pasur me shqiptarin dhe më pas është zhdukur.

Dy të plagosurit janë transportuar për në spital, ku kanë marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se e reja greke ka dëshmuar se nuk njihej me shqiptarin, dhe se ka qenë rastësisht duke kaluar në vendin e ngjarjes ku dhe ka marrë një plumb në këmbë.

Në vendngjarje, policia deri më tani nuk ka gjetur gëzhoja, ndërsa 32-vjeçari shqiptar rezulton i njohur për autoritetet greke.

Shqiptari mësohet se ka qenë i arrestuar si anëtar i një organizate kriminale droge dhe ka qenë me masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME