Categories Lajme

Ate.ntati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, gjyk ata lë në bu.rg 2 fierakët

Gjykata e Vlorës ka lënë në “arrest me burg” dy nga katër të arrestuarit për atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë më 10 maj të këtij viti.

Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Hektor Sinanaj la në burg shtetasit Daut Elmazi dhe Albano Goxhaj nga Fieri. Ndërkohë Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti nga Tirana pritet të dalin para gjykatës në ditët në vijim.

Katër të pandehurit u arrestuan me 15 nëntor, gjashtë muaj pas atentatit. Sulmi me armë u shënua me 10 maj të këtij viti një lokal , pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur Kumbari ose faqedjeguri, i vrarë në Durrës. Autorët sipas policisë qëlluan nga dy kënde të ndryshme dhe për pasojë të plumbave mbeti i plagosur 63 vjeçari Dajko Cenodemaj, kalimtar i rastësishëm. Pas atentatit të dështuar, autorët e sulmit ndaj të riut janë larguar nga vendngjarja me shpejtësi, ndërsa në zonën e Babicës policia ka gjetur një makinë të djegur. Inez Hajrullah edhe pse në moshë të re konsiderohet një personazh i grupeve kriminale në Vlorë.

Në vitin 2017 Ai mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë. Ndërsa një muaj pas atentatit ai u vu në pranga pasi u dyshua që kishte qëlluar me armë duke iu kundërpërgjigjur atentatorëve. Por sipas ekspertizës, arma që iu kap të riut ishte e dëmtuar dhe nuk mund të qëllonte.

Atentati në atë kohë u tha se mund të kishte lidhje me hakmarrjet e grupeve kriminale në qytetin e Vlorës, ndërsa policia në njoftimin e operacionit nuk jep asnjë të dhënë për pistat e hetimit/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME