Categories Lajme

Atentati ndaj prokurorit/ Kush është modelja e marrë në pyetje?

Prova të reja janë gjetur mesa duket në dosjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja në datë 1 nëntor në Shkozet të Durrësit.

Një tjetër person mësohet se është identifikuar si i implikuar në plagosjen e trefishte të prokurorit Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe mikut Landi Muharremi ( Rrumi). Prokurorët që po merren me këtë çështje kanë sekuestruar edhe telefonin e kolegut të tyre Ndoja, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të mirë. Po kështu janë sekuestruar edhe telefonat e Muharremit, i njohur me pseudonimin Rrumi dhe shoferit Maloku.

Burime për Vizion+ kanë bërë të ditur ne pyetje është marrë edhe një vajzë, personazh i njohur i showbiz-it shqiptar, pasi rezulton se ka komunikime të shpeshta me 34-vjeçarin, Redjan Rraja. Ndonëse burimet kane qenë të rezervuara për të treguar emrin, bëhet fjale për një vajzë modele që ka qenë në dy vitet e fundit shumë aktive në televizionet shqiptare. Redjan Rraja është personi i vetëm deri tani i vënë në pranga për këtë ngjarje të rëndë.

Ai nuk ka pranuar akuzat por pavarësisht kësaj u la në burg ditën e mërkurë. Hetuesit po ashtu dyshojnë se ditën e ngjarjes, autoret nuk e kanë ndjekur automjetin që përdoren për shkak se nuk i është hapur bagazhi ku kishin lënë shishet me benzine.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME