Categories Lajme

Atentati në Lushnje, makina e autorëve me targa italiane ishte vjedhur në Vlorë

Në makinën nga e cila qëlluan autorët e atentatit të mbrëmshëm në Lushnje u gjetën dy kallashnikovë. Por nga të dhënat e deritanishme rezulton se 21 plumbat qëlluar drejt lokalit të Bledar Muçës kanë dalë nga e njëjta armë. Kallashnikovi i dytë mund të ketë qenë rezervë, në mënyrë që autorët t’i paraprinin ndonjë situate të papritur.

Makina e atentatorëve që u gjet e djegur në Thanasaj të Lushnjes disa orë pas krimit, është shkrumbuar plotësisht duke mos u lënë hetuesve thuajse asnjë mundësi të gjejnë brenda saj ndonjë provë që i çon tek autorët.

Burimet nga hetimi i thanë ABC se mjeti Golf 5 ishte vjedhur në Vlorë dhe kishte targa italiane. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se autorët kanë ardhur me makinën e tyre nga rruga e stadiumit, drejt qendrës. Pasi kanë shkrehur armët në drejtim te “Bar Pedonalja”, janë larguar duke dalë në autostradë drejt fshatit Thanasaj ku dogjën mjetin dhe humbën gjurmët.

Nga 21 të shtënat me kallashnikov, sipas burimeve nga grupi hetimor, 4 plumba kanë përshkuar në trup 34 -vjeçarin Bledar Muça, duke i shkaktuar vdekjen. Muça ishte i ulur në këtë tavolinë me kunatin e tij, Judmir Velo i cili është plagosur rëndë në këmbë dhe është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë.

Plumbat kanë plagosur dhe katër klientë brenda lokalit të ulur në dy tavolina teksa konsumonin ëmbëlsira. Të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbledhur pamje nga 40 kamera sigurie në rrugën që ka përshkuar mjeti i atentatorëve. Deri tani prokuroria po heton në dy pista për këtë ngjarje, larja e hesapeve për prishjen e pazareve të drogës si dhe lidhja familjare me një nga ish-anëtarët e grupit Hakmarrja për Drejtësi. Mësohet se viktima ishte martuar me mbesën e Roland Shytit, i njohur me nofkën mustaqekuqi. Sipas policisë, viktima nuk ka pasur precedentë penale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel nën dhé

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 mld euro në Sazan, kostoja e pastrimit piroteknik te shteti

Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME