Categories Showbiz

Aurela Gaçe rrëfen problemet me zërin: Mjekët më thanë se s’do këndoja më

Startoi mbrëmjen e djeshme në ekranin e një prej televizioneve talent show më i ri, ndër më të veçantët organizuar këto kohë në ekranet shqiptare. Nën moderimin e moderatorëve Ardit Roshi dhe Inger Skura, ky talent  show “Këndo këngën time”  i transmetuar në “Vizion Plus” ishte më shumë se sa një garë talentesh të rinj, duke marrë përmasat e një koncerti të mirëfilltë muzikor Sipas formulës së programit, çdo javë, (për 12 të tilla), një artist i mirënjohur do të përballet me emocionet që do të shkaktojnë 8 interpretues të rinj, të cilët do  risjellin këngët e tij, të ripërpunuara e më bashkëkohore. Dje ishte nata e Aurela Gaçës, dhe nisje më të bukur nuk mund të kishte.  Konkurentët sollën një mini recital me këngët më të pëlqyera ndër vite nga këngëtarja aq e dashur për të gjithë shqiptarët. Por, imagjinoni sikur Aurela Gaçe të mos kishte aq fuqi vokale (larg qoftë), ç’do kishim humbur… Sidoqoftë skenari nuk është krejt imagjinatë, sepse me shumë mundësi disa prej projekteve muzikore shumë të pëlqyera e të duartrokituara nga publiku ndoshta nuk do të kishim pasur mundësi t’i dëgjonim kurrë, nëse Aurela nuk do kishe marrë masa mjekësore për t’u kujdesur për zërin e saj. Në një rrëfim mbi karrierën e gjatë artistike, këngëtarja ka treguar edhe një nga sfidat e vështira me të cilat është përballur në jetën e  saj profesionale, ku abuzimi me zërin dhe padija lidhur me teknikat e menaxhimit të tij, vunë në pikëpyetje seriozisht ecurinë e saj të mëtejshme në muzikë. “Atëherë gjatë kohës kur jetonte në Amerikë] pata një problem vokal, pasi punoja shumë. Edhe tani punojë shumë por kam mësuar teknika të rejë, sesi ta pushojë zërin, si të punojë me zërin, si ta ruajë atë. Kurse atëherë isha thjesht si ata boksierët e rrugës të cilët janë të fuqishëm sepse kanë lindur ashtu por ju vjen dikush që di teknikat dhe të rrëzon…”-u shpreh Aurela. Shpresat për rikuperim filluan kur këngëtarja takoi një nga mjeket më të mira të SHBA, e cila i kërkoi të ndiqte udhëzimet e saj, në të kundërt do kishte vetëm 2 vite jetë si këngëtare.

“Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë të Amerikës, (Wen Corovin), e cila kujdesej për të gjithë këngëtarët dhe spikerët më në zë të  Broadway… Ajo më pyeti sa këngë këndon? Qesha dhe i thashë, jo ne nuk e kemi me këngë, ne e kemi me orë” -tha këngëtarja duke shkaktuar të qeshura në sallë. “… I thërrita vetes, pasi aty kam patur frikën më të madhe se mos unë nuk do të mundesha të dilja më në skenë. Mjekja më kërkoi: “Ose do të stoposh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose t’i edhe dy vjet jetë ke si këngëtare…” Aty e mora vendimin dhe i thashë do të bëj çfarë të më thuash ti. Stopova! Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe,  tre muaj nuk kam kënduar fare dhe  me ditë të tëra nuk kam folur fare… Mjekja më pyeti se sa shumë e doja muzikën, dhe i thashë që kënga është baraz me jetën timë. Nuk do të mund të jetoja, nëse nuk do të këndoja… Që nga ai moment, çdo ditë dhe në mënyrë sistematike unë stërvitem për zërin tim…”- ka rrëfyer Aurela/Blitz.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME