Categories Lifestyle

Shëndeti i stomakut – Cilat janë mëngjeset që duhet të hani

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes. Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës. Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës. Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur. Më poshtë do të mësoni për ushqimet që duhen dhe nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Vezët Vezet janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes.Vezët përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që forcojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.

Shalqini Shalqini është një zgjedhje e shkëlqyer. Ato përmbajnë ujë dhe likopen që i jep mbështetje zemrës dhe syve.

Tërshëra Tërshëra është një zgjedhje fantastike. Sipas të dhënave të AgroWeb.org tërshëra parandalon dëmtimin e stomakut dhe është shumë e pasur me fibër. Kjo e fundit, ul nivelin e kolesterolit dhe forcon metabolizmin.

Boronicat Boronicat janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Ato stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen.

Qull Me Miell Misri Bëhet fjalë për një tjetër zgjedhje ideale për t’ia nisur ditën. Në këtë mënyrë do të pastroni organizmin, largoni metalet e rënda dhe toksinat dhe përmirësoni florën bakteriale.

Mjalti Nëse e nisni ditën duke ngrënë mjaltë, do të keni më shumë energji dhe humor. Nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se mjalti përmirëson prodhimin e serotoninës dhe ju bën më produktivë gjatë ditës.

Hikrra Hikrra përmban shumë minerale dhe vitamina që stimulojnë organizmin. Hikrra është gjithashtu e pasur me proteina.

Arrorët Ngrënia e arrorëve në mëngjes, rregullon nivelin e pehashit në stomak dhe përmirëson tretjen. Produktet dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar me stomak bosh
Agrumet Limoni, portokalli apo qitro përmbajnë shumë vitaminë C. Megjithatë, nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se agrumet nuk janë një zgjedhje ideale për mëngjes sepse aciditeti i lartë shkakton urth dhe rrit gjasat e shfaqjes së ulçerës.

Ushqimet pikante Në përgjithësi ushqimet pikante janë të mira për shëndetin, por ato nuk duhen ngrënë në mëngjes. Në këtë vakt ato irritojnë sistemin tretës dhe shkaktojnë urth.

Banania Banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh sepse rrit nivelet e magnezit në gjak dhe shkakton probleme me zemrën.

Pijet e Gazuara Këto pije janë zgjedhja më e keqe që mund të bëni në mëngjes. Ato janë të pasura me sheqer dhe ngadalësojnë metabolizmin.

Perimet Jeshile Perimet jeshile janë të pasura me amino acide që shkaktojnë fryrje dhe urth. Për më tepër, ato irritojnë stomakun dhe shkaktojnë dhimbje abdominal.

Domatet Acidi tanik që irriton stomakun mund të shkaktojë ulçerë dhe urth. Rrjedhimisht, domatet duhen konsumuar në drekë.

Dardhat Fibra e dardhave shkakton dhimbje në stomak dhe dëmton shtresat e brendshme të stomakut./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME