Categories Lajme

“Autoriteti i Aviacionit Civil është kapur nga ‘Blue Panorama’, në rrezik serioz jeta e udhëtarëve”

Ulja emergjente e avionit “Blue Panorama” në Rinas për shkak të një defekti, ka sjellë reagimin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Në një postim në Facebook, Shehaj shkruan thotë se Autoriteti Civil është kapur nga kompania dhe ka braktisur qytetarët sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.

Shehaj shprehet se Autoriteti i Aviacionit Civil, është bërë si agjent marketingu i kompanisë dhe nuk punon në interes të qytetarëve, jeta e të cilëve rrezikohet nga fluturime të tilla.

Postimi i plotë:

Autoriteti i Aviacionit Civil është bërë sot agjent marketingu i kompanisë Blu Panorama për të gënjyer shqiptarët mbi seriozitetin e defektit që pësoi një nga avionët e saj para dy ditësh, çfarë çoi në ulje të rrezikshme emergjence.
Autoriteti është kapur nga Kompania dhe ka braktisur qytetaret sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar dhe të pavarur ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.
Vetëm gjatë vitit të fundit, avionët e Blu Panorama qe operojnë me Shqipërinë kane bërë 3 ulje emergjente për difekte duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve.
Autoriteti i Aviacionit Civil, në vend që të komandohet nga kompania ajrore, duhet ta vendosë para përgjegjësisë për masat e nevojshme për të ulur riskun, dhe madje pse jo, të paralajmërojë kompaninë për heqjen e lejes së fluturimit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME